Nuk kanë kaluar shumë minuta prej kur Princi Charles dhe dukesha Cornwall kanë hyrë në sallën e koktejit, në të cilën janë pritur nga pozita, opozita e shoqëria civile e Kosovës, por dikush e ka lëshuar sallën shumë shpejt.
Kanë qenë kryeministri Isa Mustafa, presidenti në ardhje Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e kanë lëshuar sallën, transmeton Koha.net. Nuk dihet nëse ata kanë dalë përkohësisht nga salla, apo e kanë braktisur përfundimisht.
Kjo ka ndodhur teksa Prince Charles ende nuk i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë.
Ndërsa presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, që sonte shihet në shoqëri të bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi, tashmë kanë kaluar tek tavolina e opozitës.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...