Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka prezantuar sot aderimin e Lumir Abdixhikut në partinë e tij.
Gjatë konferencës, gazetarët e kanë pyetur Mustafën se a e sheh kandidatin e koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hotin si profesor për kandidatin e koalicionit tjetër, PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj deklaratat e të tjerëve mirëpo ka shtuar se e njeh shumë mirë Hotin dhe se ai është kandidati i duhur për kryeministër.
“E njoh mirë sepse kam punuar me të gjatë dhe jam shumë i bindur se është kandidati më i mirë për kryeministër të Republikës së Kosovës, me tërë fuqinë do ta përkrahim Abdullah Hotin”, tha Mustafa./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1419444164787338/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...