Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka arritur sot në selinë e Shërbimit të Evropës për Veprim të Jashtëm, ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, për dialogun Prishtinë-Beograd, raporton “Tanjug”-u serb.
Ndërsa, raportohet që paraprakisht Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Takimi mes kryeministrave është dashur të fillojë rreth orës 16:00, dhe sipas agjendës momentalisht dy kryeministrat gjenden në takim.
Pikë kryesore e takimit që do të bisedohet është implementimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.
Po ashtu, në agjendë të këtij takimi të nivelit të lartë, që ndërmjetësohet nga Mogherini, duhet të diskutohen edhe zhvillimet e përgjithshme politike, sundimi i ligjit dhe aktgjykimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, tabelat e automjeteve, transporti ajror e të tjera tema.
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...