Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka komentuar ngjarjet e mbrëmshme në kryeqytet pas arrestimit të Albin Kurtit. Mustafa tha se beson se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respektojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë.
Dhuna është e papranueshme si mjet politik.
Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. Në të njëjtën mënyrë, dua të besoj që kështu duhet te reagojnë edhe ata që nuk pajtohen me vendimet e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Sidomos këto ditë, kur kemi përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për Liberalizimin e Vizave, na duhet sjellje e përgjegjshme dhe në përputhje me normat ligjore, në interes të stabilitetit”.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...