Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme të kuvendit ka folur rreth rendimenteve të grurit dhe raportimeve se sivjet nevojat me grurë përmbushen veç 30 përqind, shkruan arbresh.info.
Ajo tha se raportimet nga terreni tregojnë se rendimentet e grurit janë shumë të ulëta dhe sipas saj, përpjekjet e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për ta mohuar këtë fakt janë shqetësuese.
“Shifrat që raportohen nga terreni janë larg nga ministria që thotë se sasia e grurit përmbush mbi 70% të nevojave. Sipas drejtuesve të Sindikatës së Bujqve dhe vet bujqve që punojnë tokat, rendimenti i sivjetëm nuk plotëson më shumë se 30% të nevojave për këtë vit”.
“Faktorët që kanë ndikuar në ulje kaq drastike të rendimenteve dhe sipërfaqeve të grurit janë çmimi i lartë i farës, plehrave, pesticideve, naftës dhe vonesat e mbështetjes së subvencionimit me kohë”, është shprehur Musliu.
Musliu tha se kjo gjendje do ta imponojë shtetin e Kosovës që të rritet sasia e importit, dhe është mirë që kjo gjendje të mos neglizhohet nga qeveria por të bëjë plan konkret për sigurimin e rezervave të mjaftueshme të mielli deri në sezonin tjetër./arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...