Takimi i presidentit, Hashim Thaçi me Kadri Veselin e Sami Lushtakun ka dëmtuar zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan arbresh.info
Presidenti, përmes këtyre takimeve është vënë në funksion të PDK-së, dhe sigurimit të numrave për formimin e qeverisë nga koalicioni i PAN-it.
Kështu e ka komentuar takimin e Thaçit, analisti Imer Mushkolaj. Ai për arbresh.info ka thënë se takimet që vijnë në situate të tilla, lënë shumë dilema dhe ngrisin shumë pikëpyetje.
“Veprimet e tilla jashtë institucionale nuk i bëjnë nderë as presidentit e as procesit politik. Si para zgjedhjeve ashtu edhe tash pas zgjedhjeve presidenti është vu në funksion të PDK-së dhe të sigurimi të numrave të koalicionit PAN, gjë që nuk është në detyrë të president. Takimet që vijnë në këtë situatë shumë të ndjeshme, lënë shumë dilema dhe ngrisin shumë pikëpyetje dhe ndikojnë në procesin politik”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se ky nuk është takimi i parë i këtij lloji që presidenti ka bërë.
Kujtojmë se të mërkurën në mesditë, presidenti Thaçi është fotografuar në një takim me Kadri Veselin e Sami Lushtakun./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë