Zëvendës ministri i punëve të jashtme nga radhët e LDK-së Valon Murtezaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se këndë duhet ta votojmë në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Arbresh.info.
Murtezaj ka thënë se koha është që në Kuvendin e Kosovës të na përfaqësojnë njerëz me vlera.
“Tani koha për të zgjedhur deputetët më të mirë dhe deputetet më të mira. Ti ndihmojmë njerëzit me vlera që kemi” ka shkruar ai.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Tani koha për të zgjedhur deputetët më të mirë dhe deputetet më të mira.
Secila dhe secili nga ne, përmes votës së lirë, duhet të japim kontributin tonë në proceset zgjedhore që na presin.
Ti ndihmojmë njerëzit me vlera që kemi.
Ti fuqizojmë ata dhe ato.
Të ju japim krahë njerëzve më të mirë që kemi.
Kosova ka nevojë për përfaqësim të duhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ne kemi njerëz që na përfaqësojnë me dinjitet, dije e vendosmëri.
Detyra jonë është ti zgjedhim më të mirët./Arbresh.info/
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...