E tërë Kosova po përballet me krizën energjetike, reduktime të shumta e të gjata, e qytetarëve po u kërkohet të kursejnë rrymën, ndërsa dje u raportuar se të njëjtën gjë nuk po e bën edhe Qeveria e Kosovës.
Në objektin e Qeverisë së Kosovës janë parë drita ndezur edhe ne orët e vona të natës, transmeton arbresh.inf
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këtë pikëpyetje e ka sqaruar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Murati ka bërë të ditur se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmije, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, e shtesat e tjera të kryhen para Vitit të Ri.
“Po, punon dikush!
Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri.
Ju lutem kursejeni energjinë elektrike”, ka shkuar Murati në Facebook./arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...