Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shkelësit e vetëm të Kushtetutës sot në vazhdimin e seancës ishin deputetët opozitarë, që sipas tij nuk morën pjesë në votim.
“Ata që shkelën Kushtetutën realisht ishin deputetët e opozitës, duke mos marrë pjesë në votim. Shkelësit e vetëm të Kushtetutës edhe në këtë seancë, tanimë të konfirmuar, sepse le të themi që paskan pasur mëdyshjet e tyre e arsyet e tyre të mos marrin pjesë në votim në seancat e kaluara, por kësaj radhe e kemi aktgjykimin që thotë se votimi i fshehtë është i lejuar, është në përputhje me Kushtetutën dhe deputetët janë të obliguar të jenë prezent e të marrin pjesë në votim”, tha Murati.
Sipas tij, Kushtetuesja në aktgjykim në asnjë pikë nuk e thotë se votimi i fshehtë është antikushtetues.
“Ne tashmë e disa herë, mbi 30 herë e gati 2 muaj kemi parë partitë opozitare teksa refuzojnë të marrin pjesë në votim, të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues, me pretekstin që votimi i fshehtë për kryetarin e Kuvendit qenka antikushtetues. Me këtë pretekst e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani, mund të kenë pasur arsye që po e presin e nuk mund të votojnë. E kemi lexuar, kemi pasur mundësinë kushdo që ka dashur të lexojë aktgjykimin që në asnjë pikë të vetme, në asnjë paragraf, lëre më në konstatim, nuk e thotë një gjë të tillë. Përkundrazi në paragrafin 141 dhe 180 të aktgjykimit të ri të Kushtetueses e thekson që deputetët mund të votojnë në mënyrë të hapur të fshehtë, për, kundër apo abstenim, e gjithashtu thotë që është detyrim i secilit deputet të jetë prezent e të marrë pjesë në votim”, tha ai.
Deputeti i LVV-së tha se opozita synimin e vetëm e ka bllokimin e institucioneve./rtk
LEXO EDHE:
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...