Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, porse qeveria ia ka dalë ta ngadalësojë e frenojë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera.
Murati, në një postim në Facebook, ai ka thënë se në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, shkruan Arbresh.info.
“Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera”, shkruan Murati.
Ai ka prezantuar një tabelë nga faqja TradingEconomics.
“Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë