Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka shkruar se kur vendet mund të kenë qeveri tranzicionale, ashtu siç ka propozuar një ditë më parë në letrën kthyese për liderin e LVV-së, Albin Kurti, Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati që u zgjodh deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit e ka quajtur skandaloz propozimin e kreut të LDK-së, derisa sipas tij qeveritë tranzicionale bëhen të nevojshme në rastet kur një vend sapo ka dalë nga lufta, kur ka kolaps të sistemit politik (revolucion), kur ka zgjedhje me rezultat të kontestuar, apo kur vendi gjendet në situatë të kryengritjes ose luftës civile, shkruan Arbresh.info.
“Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare. Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut. Ajo çfarë po i mungon aktualisht Republikës së Kosovës është Kuvendi i konstituuar, proces që po bllokohet nga opozita. Shiheni se çfarë shembuj të “qeverive tranzicionale” ofron ChatGPT:”, ka shkruar Murati derisa ka bashkuar edhe një fotografi të nxjerrë nga shembujt e dhënë në ChatGPT./Arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...