Ministri në largim i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arsyeja shtesë për mosvotimin e buxhetit për Komunë e Prishtinës, është edhe nga partitë tjera të vendit.
Në një konferencë për media, ai deklaroi se të gjitha partitë politike e patën mundësinë që të votojnë buxhetin për kryeqytetin në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, sipas tij, që e kishte thirrur Lëvizja Vetëvendosje, por nuk shkuan aty.
“Mosvotimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në Kuvendin e Kosovës erdhi pasi partitë politike e tjera, përfshirë edhe LDK-në, nuk erdhën në seancën e ftuar nga ne, e bojkotuan. Ishte mundësia që të votohej si pikë e ndarë e rendit të ditës pika e buxhetit”.
“Ky vendim për mosvotim e bëri problemin edhe më të pariparueshëm, edhe mosvotimi i qeverisë edhe në takimin për dekretimin e zgjedhjeve nga presidentja, e cila ua dha edhe një shans partive politike që para se ta shpërndajë Kuvendin, por së paku të votojë buxhetin për tri komunat edhe për RTK-në, edhe marrëveshjet ndërkombëtare kjo ishte refuzuar edhe nga këto parti”, ka thënë Murati.
Sipas tij, LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku janë vendosur në një betejë politike në kurriz të qytetarëve të Prishtinës.
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...