Ministri i Financave, Hekuran Murati i akuzoi partitë opozitare që nuk e kanë hallin e qytetarit e as të shtetit, dukë thënë se ato e pamundësuan votimin e anëtarëve të Bordit të Trustit.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se opozita përhapte panik për rrezikimin e mjeteve të Trustit nga mungesa e Bordit, e tash tha se ajo s’mori pjesë në Komisionin për Buxhet, duke pamundësuar kuorumin.
“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjetër kund”, ka shkruar ministri./Arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...