Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.
“Gjatë takimeve pranverore në Washington DC, kisha nderin të nënshkruaj edhe një marrëveshje me Bankën Botërore, përfaqësuar nga znj. Anna Bjerde, zv. Presidente për rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.
“Gjatë takimit diskutuam edhe për projekte tjera që parashihen të fillojnë realizimin në të ardhmen, në fushën e digjitalizimit dhe ambientit”, shtoi ministri./arbresh.info/

Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...