Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot mbi 50 mijë student pranojnë nga 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati tha se me kaq nuk mbaron mbështetja e Qeverisë për studentët.
“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq”, shkroi Murati.
“Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët!”, shtoi ai në fund./arbresh.info/
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...