Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorinë për mos hapjen e rasteve për lëndë përmbarimore ndaj komunave për kontratën kolektive të nënshkruar paligjshëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë se janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar.
“Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë se çështje tjetër shqetësuese është edhe abuzimi i përmbaruesve me tarifat.
“Nuk janë të rralla rastet kur tarifa e përmbaruesit tejkalon edhe vlerën e borxhit që përmbarohet”, ka theksuar ai./Arbresh.info/
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...