Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka kanë shënuar një nivel rekord në fund të muajit tetor, duke arritur 4.69 miliardë euro.
Murati ka theksuar se kjo rritje është më shumë se dyfish më e shpejtë sesa periudha pesëvjeçare para qeverisjeve të Kurtit, kur depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%.
“Kur faktet çmontojnë propagandën. Depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro.
Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro. Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro”.
“Sa për krahasim, në periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%. Pra në periudhën 2020-2025, rritja e parave në banka (depozita/kursime) për familjet në Kosovë ka qenë më se 2-fish më e shpejtë sesa rritja e parave në banka përgjatë 5-vjeçarit të qeverisjeve të kaluara (82.5% vs 40.8%)”, shkroi Murati./Arbresh.info
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...