Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është dashur që konferencën për media pas publikimit të raportit për lirinë e shtypi nga organizata Reporterët pa Kufij ta mbante “para zyrave të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para qeverisë”.
Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se është i pasaktë pretendimi se liria e medias është më keq në Kosovë se në Serbi. “Është madje qesharake të pretendohet kështu”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë se në përmbajtje, raporti e thotë atë që e thonë edhe zyrtarët qeveritarë.
“’Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS.’ Pra edhe raporti po thotë që pronarët e mediave private, ndërhyjnë në mediat e tyre për të shtyrë përpara axhenda për parti politike apo për biznese të caktuara. Me fjalë tjera, konferencën e sotme AGK-ja është dashur ta mbajë para zyreve të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para qeverisë”, ka thënë tutje Murati.Në konferencën për media, AGK-ja e cilësoi shokuese renditjen e Kosovës në indeks sivjet. Raporti sivjet Kosovën e listoi në vend të 99-të nga 180 shtete. Në indeks, është hera e dytë rresht që Kosova përjetoi rënie. Sivjet Kosova është më keq se shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...