Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe aktualisht kryetar, Përparim Rama, i pyetur për mundësinë e një koalicioni, ka deklaruar se i vetmi koalicion i tyre është me qytetarët.
“Kemi pasur takime me të gjithë, unë po them edhe publikisht – i kam kërkuar të gjithëve që t’i bashkohen vizionit tonë transformues. Kërkesa ime qysh para katër vitesh ka qenë një proces tetëvjeçar transformues, programi ynë është tetëvjeçar. Kemi ardhur tash në mes me projekte transformuese në kryeqytet. Jemi duke punuar në të gjitha pjesët, në të gjitha sferat, dhe tash kërkojmë edhe mandatin tjetër katërvjeçar që ta rrumbullakojmë transformimin e kryeqytetit,” tha Rama.
I pyetur nëse ka diskutuar me parti politike në Prishtinë për ndonjë koalicion për balotazhin, Rama theksoi se vizioni i tij është i hapur për të gjithë qytetarët që besojnë në zhvillimin e kryeqytetit: “Koalicion me qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë,” u shpreh ai./Arbresh.info
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...
Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për B...
Qeveria miraton themelimin e Këshillit Shtetëror për 28-vjet...
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane