Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka akuzuar opozitën se po bënë përpjekje gjatë dy ditëve të fundit të bind publikun se partia në pushtet është “njëjtë si ata”
Sipas Mujës, kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin.
“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partnerë kyçë në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi larguar fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, ka shkruar Muja në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info/
Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për Presid...
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...