Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku të martën gjatë një vizite në shoqatën “Handikos”, siguroi se Ministria e Shëndetësisë do të jetë përkrahëse e projekteve që përmirësojnë kualitetin e jetës së kësaj kategorie dhe përmbushjen e nevojave të tyre, në veçanti fëmijëve.
Gjashtë muaj më parë Ministria e Shëndetësisë si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë dhënë mbështetjen për “Handikos”, për hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa vizita e sotme e zv.ministrit Sadiku kishte për qëllim për t’u njohur nga afër me projektet me të cilat MSH e ka përkrahur këtë shoqatë.
Drejtori i “Handikos”-it, Afrim Maliqi tha se qëndrueshmëria e punishtes është në duart e institucioneve kosovare dhe se asaj i duhen fonde për vazhdimin e prodhimit dhe mirëmbajtjes së karrocave dhe përshtatjes së tyre sipas nevojave të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.
Ndërsa, Stiv Doti që përfaqëson “Direct Connect” nga SHBA, tha se është i lumtur që ka ardhur prapë në Kosovë në mënyrë që t’u ndihmoi fëmijëve me aftësi të kufizuara .
Ai tha se kanë ardhur edhe trajnerë, po ashtu, nga SHBA për trajnimin e personave, të cilët do të ndërtojnë karroca të përshtatshme për secilën shkallë të invaliditetit.
“Qëllimi ynë është jo vetëm të ndërtojmë karroca për t’iu dhuruar fëmijëve, por njëherësh duam të sigurohemi që puna jonë që të vazhdojë dhe të kemi të siguruar materialet për ndërtimin e karrocave edhe për periudhat e ardhshme”, tha ai.
Nga ana e tij, zëvendësministri Sadiku tha se Ministria e Shëndetësisë do të jetë përkrahëse e projekteve që përmirësojnë kualitetin e jetës së kësaj kategorie.
Driloni dhe Besforti fjalosen mes vete
Përmbytjet më qindra viktima, kryeministri spanjoll: 5 mijë ...
Kopshti zoologjik i Napolit nderon Lukakun duke emëruar kafs...
Konfirmohet gripi i shpendëve në Tiranë
Kurti: Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona