Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar për hapjen e konkursit të ri për Shkollim Specialistik.
Ata kanë thënë që numri i specializimeve mbështetet në tri kritere: kuadër deficitar, kapacitete mentoriale dhe kapacitete infrastrukturore.
“Konkursi për shkollimin specialistik është në përputhje me standardet bashkëkohore si dhe në harmoni me nevojat e institucioneve shëndetësore të vendit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
“Përmes këtij konkursi, ndahen 359 specializime për lëmi klinike, Mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private”.
“Specializantët që do të pranohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore, do të financohen nga Institucionet përkatëse, sipas kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për nevoja të stafit profesional”.
Përndryshe, informacionet shtesë për konkursin gjenden ne ueb-faqen e MSh-së.
Gjykata Speciale vendos vazhdimin e paraburgimit për Kadri V...
Balla: Objektiv kryesor, ngritja e flamurit kuqezi në oborri...
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...
Begaj dekreton lirim nga detyra e Komandanti të Forcës Detar...