Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës, ka nisur një fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Në kuadër të kësaj fushate, posterë informues janë vendosur në të gjitha Qendrat Komunale të Regjistrimit të Gjendjes Civile dhe të Automjeteve, në pikat kufitare të Kosovës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Qëllimi është të informohen qytetarët për procedurat ligjore për hyrje, qëndrim dhe punësim në Kosovë, si dhe për rregullat dhe obligimet që lidhen me qarkullimin e automjeteve, njofton zyra për informim e MPB-së.
Bëhet e ditur se fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026 dhe do të përfshijë edhe aktivitete të tjera të vetëdijesimit. MPB falënderon Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e angazhuar për profesionalizmin, si dhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar.




Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare