Hetimet lidhur me vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq, kanë vazhduar edhe sot nga ana e organeve të drejtësisë në Serbi.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, sot duke vepruar në përputhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimit të Organizuar, kanë zhvilluar një bisedë me Milan Radojçiçin, rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Radojçiç, ndryshe është njëri nga të dyshuarit për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviq.
Policia ka marrë në pyetje Radojçiçin, për të mbledhur informacionet e nevojshme lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetarë SDP-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Kujtojmë faktin se përveq dyshimeve tek Radojçiç, Policia e Kosovës ditë më parë ka arrestuar disa persona tjerë, si të dyshuar të përfshirë në këtë vrasje.
Ndryshe, kreu i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri, para zyrës së tij në Mitrovicë në janar të këtij viti.
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...