Efektivët e njësive të këmbësorisë së FSK-së dhe homologët e tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë bërë bashkë për një trajnim njëmujor.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku, mes tjerash, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë dyfishuar bashkëpunimin ndërushtarak.
Postimi i plotë:
Efektivët tanë të njësive të këmbësorisë së bashku me vëllezërit e motrat e njësive homologe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkëmbyen eksperiencat e tyre, gjatë trajnimit të përbashkët një mujor.
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vizionin e përbashkët e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse.
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!
#StrongerTogether
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër