Dy ditët e ardhshme pritet që të mbaj mot i qëndrueshëm. Do të ketë më shumë diell, sidomos ditën e shtunë. Të dielën parashihet të ketë shtim të vranësirave, e priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Sipas Prishtina Weather e shtuna do të jetë shumë e ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare. Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 9 gradë celsius derisa maksimalet do të arrijnë deri në 25 gradë.
Dita e diel pritet të jetë shumë e ngrohtë me vranësira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 12 gradë celsius derisa maksimalet do të arrijnë deri në 27 gradë.
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun