Në kushtet e masave ajrore të nxehta dhe të thata do të mbetet sërish Shqipëri dhe për pasojë moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant. Temperatura ekstremisht të larta priten në zonat qendrore dhe jugore ku shumë qytete do të shënojnë vlera 40 apo mbi 40 gradë C.
Sipas “MeteoAlb”, orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në zonat veriore dhe qendrore duke lënë pjesën tjetër të territorit në ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të larta duke arritur deri në 40 gradë C, zonat më të nxehta paraqiten zonat qendrore dhe jugore të vendit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar