Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët
Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull, si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.
“Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim.

“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...