Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.
Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...