Pas reshjeve të shiut që sollën freski, fundjava pritet të vazhdojë me këtë ritëm moti, dhe me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto reshje do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke i ndihmuar kulturat bujqësore dhe duke rritur lagështinë e tokës. Po ashtu, ajri i pastër dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme si për punët në arë, ashtu edhe për pushim dhe aktivitete në natyrë, transmeton Klankosova.tv.
Parashikimi i motit për dy ditët e fundjavës:
E shtunë:
Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 22-25°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s.
E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 22 – 24°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 4m/s.
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit