Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për ditën e nesërme ka paralajmëruar se do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Sipas IHM, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat e mbinormales, por masat e ajrit të cilat do të vijnë nga juglindja edhe pse të dobëta do të jenë aktive dhe do të krijojnë kushte për ajër të cilësisë së mirë. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatën e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...