Në ditët në vijim, deri në fundjavë depërtimi i dy vorbullave ciklonike nga Atlantiku verior mbi rajonin tonë do të përcaktojnë mot shumë të ndryshueshëm, me diell, vransira dhe shi.
18.01 – Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët dhe intervale më të gjata me diell.
19.01 – Mot i butë me vransira dhe intervale me diell.
20.01 – Një tjetër vobull ciklonike do të afrohet mbi rajonin tonë, do të mbajë mot i butë, kryesisht i vranët dhe me erë. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende riga lokale shiu.
21.01 – Vorbulla ciklonike kalon nga rajoni ynë, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me erë, kohëpaskohe me shi. Më vonë shiu do të përziet me borë, që në mbrëmje do të shndërrohet në borë.
Ditëve të ardhshme nën kushte të një moti të ndryshueshëm me erëra të fuqishme, pritet të ndikoj në përmirësimin e kualitetit të ajrit, ndërsa indeksi AQI do të varioj ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira.
Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare, me minimale nga -3C deri 3C, e maksimale nga 4C deri në 10C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga drejtime të ndryshme 5-16m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje të mëdha këto ditë, nga vlera thellë nën normale deri mbi normale.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...