Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
E hënë
Moti i vranët dhe vende- vende me riga shiu.
• Temperaturat minimale: 0 deri 3°C
• Temperaturat maksimale: 6 deri 10°C
• Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
E martë
Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.
Temperaturat minimale: 1 deri 4°C
Temperaturat maksimale: 5- 9°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s
E mërkurë
Moti kryessiht i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 1 deri 4°C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 5°C
Temperaturat maksimale: 8 deri 12°C
Era: nga verilindja 1-7m/s.
E premte
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 3 deri 5°C
Tmperaturat maksimale: 6 deri 9°C
Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-6m/s./Arbresh.info
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...