Një person është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje që ka pasur me viktimën, e ka sulmuar at duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton arbresh.info.
Viktima shtetas serb ka marr trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari shqiptar është arrestuar.
Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë rreth orës 17:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.
Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.
Po ashtu, lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...