Misioni i OSBE-së në Kosovë përmes një deklarata ka shprehur “zhgënjimin e fortë dhe shqetësimin e thellë” për vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të refuzuar ose abstenuar nga miratimi i kërkesës për akreditim të Listës Serbe për përfshirje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Misioni dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje. Veprime të tilla përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht. Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që shfaqet i nxitur nga interesat partiake sesa nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.
Një sjellje e tillë, sipas OSBE-së, minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve.
“Këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të përforcojnë perceptimet se vendimet janë të motivuara politikisht dhe jo të orientuara nga drejtësia, gjithëpërfshirja dhe transparenca”, thuhet tutje në deklaratë.
Misioni i OSBE-së i kërkon KQZ-së dhe të gjithë aktorëve politikë të mbajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe standardet demokratike, duke garantuar që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen plotësisht sipas praktikave më të mira ndërkombëtare./Arbresh.info
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...