Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të butë, me diell dhe vranësira të cilat nga pasditja e së mërkurës dhe ditën e enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
“Të mërkurën, natën vonë dhe të enjten, pos reshjeve parashihet të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat si zakonisht më të theksuara do të jenë në veri të Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Tutje, theksohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.
“Këto temperatura negative do të krijojnë ngrica të dobëta në orët e para të ditës dhe kërkohet kujdes nga pjesëmarrësit në trafik, sidomos në viset kodrinore-malore, ku prezenca e diellit është më e kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri e fuqishme. Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike gjatë kësaj periudhe pesëditëshe të parashikimit. Në bazë të parashikimeve afatgjate, muaji mars premton reshje të bollshme atmosferike”, përfundon njoftimi.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës