Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se LDK ishte në dijeni për planifikim për të lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka sjell edhe disa biseda si dëshmi.
“Po më thonë që po doni me i ba marrëveshjen publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike”, shkruan Abdixhiku në bisedat e publikuara.

Më pas Abdixhiku i kërkoi kohë një javë shtesë sepse nuk mund të lidhin marrëveshje.
“Marrëveshjen me Vushtrrinë e kam bërë për qytetarët në radhë të parë. Arsyeja është e thjeshtë se në pushtet që një kohë është PDK, që ka qeverisë keq dhe ka sjell shtangim atje. Kjo nuk lidhet me asnjë komunë tjetër dhe nuk afekton asnjë komunë tjetër. Këtë marrëveshje se kam bërë në kokë me vete, jam konsultuar me themeluesit e degës në Vushtrri, jam konsultuar me asamblistët”.

“Nuk do kem asnjë pozitë atje, madje as në kuvend komunal nëse më lejohet. Marrëveshja ka ardhur kësisoj kryetari Abdixhiku, më ka pyetur a kemi ofertë, i kam thënë po nga VV, më tha a mundemi më fitu i kam thënë po”, tha Tahiri në Kanal 10.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...