Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është thellësisht zhgënjyese mos futja në agjendën e Këshillit të Ministrave anëtarësimi i Kosovës në KiE.
Kusari-Lila para mediave potencoi se Kosova shpesh herë ka përjetuar padrejtësi nga faktori ndërkombëtar, duke theksuar edhe kushtet që i ishin vendosur vendit për liberalizimin e vizave, shkruan Arbresh.info.
“Prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova ka përjetuar padrejtësi të ndryshme nga faktori ndërkombëtar apo Bashkimi Evropian. Përderisa ka qenë shumë e qartë se çfarë është kërkuar nga Kosova për anëtarësimin në Këshillin e Evropës në Asamblenë Parlamentare, ai standard ka ndryshuar siç kishte ndryshuar dikur standardi për liberalizimin e vizave me kushte dhe kritere të ndryshme. Me anëtarësimin e Kosovës në KiE është garancia më e madhe se çka do tjetër për të drejtat e të gjitha komuniteteve pa dallim. Prandaj Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve por gjithashtu edhe në rrugëtimin e saj për integrimin plotë”, tha Kusari-Lila.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer me atë çfarë ndodhi. E kuptojmë se ka pasur kërkesa individuale të shteteve pastaj në raport me përpjekjet e plotësimit të të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me të drejtat dhe rendin e ligjin. Ka qenë një përvojë jo e mirë por nuk është hera e parë që Kosova është ballafaquar me një standard shtesë nga ajo që KiE kishte për vendet e tjera”, shtoi ajo./Arbresh.info
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...