Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq lidhur me marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, ndërsa përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar edhe për takimin që kishte me presidentin e Malit të Zi, shkruan arbresh.info.
Thaçi është shprehur se tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës
Ky është postimi i tij i plotë:
“Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.
Falënderoj presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime. HTH #kosova10″, ka shkruar ai./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...