Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë në BE, Federica Mogherini të mërkurën u takua me Presidentin Austrian,i Alexander Van Der Beleno, me të cilin shkëmbyen pikëpamjet mbi kontaktet e fundit që ai kishte në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Arbresh.info.
Mogherini tha se mbështetja e Austrisë për dialogun është tejet e rëndësishme.
“Mbështetja që Austria dhe ju President e jepni në këtë drejtim, janë shumë të rëndësishme për këtë proces”, ka theksuar ajo.
Ndër të tjera Mogherini tha se dialogu është i mundur sado që është i vështirë .
“Do të zhvilloj një takim të ri mbi dialogun me të dy presidentëtnë Bruksel të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator. Dialogu është i mundëshëm, është i vështirë por prapë është i mundshëm”, shtoi ajo./Arbresh.info
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...