Gjokë Sokoli, familjar i viktimave të Masakrës së Mejës, është shprehur i zhgënjyer nga mosorganizimi i aktiviteteve nga ana e shtetit lidhur me përvjetorin e 27-të të kësaj masakre të përgjakshme.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Sokoli tha se është mjerim që udhëheqësit janë inatqorë, e që sipas tij, nuk mendojnë asgjë tjetër pos partisë.
“Unë jam i zhgënjyer fatkeqësisht, ku të gjithë ata njerëz që kanë marrë pjesë dje, pleq, të rinj, dhe nuk ke në gjendje dikush t’i flasë dy fjalë për ato viktima. Edhe vitin e kaluar ashtu, edhe këtë vit. Është mjerim për udhëheqësinë tonë, të cilët janë inatqorë, që nuk mendojnë për të tjerët, veç për parti”, tha Sokoli.
Edhe Lush Krasniqi deklaroi se është zhgënjyese që institucionet nuk nderojnë siç duhet viktimat.
“Njerëzit që janë në qeveri e janë përgjegjës për këto manifestime, nuk kanë menaxhimin e duhur”, u shpreh Krasniqi.
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...