Dr.Besnik Ibishi, ka shpërndarë një apel të kolegut të tij Lavdrim Agushi, i cili u ka kërkuar prindërve që të kenë kujdes, meqë vetëm në kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë.
Siç ka dhënë detaje mjeku Agushi, një 19 vjeçar ka thyer kafkën dhe ka pësuar lëndime të tjera serioze, një 7 vjeçare është goditur nga një makinë teksa po lëvizte me trotinetin e saj, një 21 vjeçare ka pësuar lëndime të shumta të ekstremiteteve, derisa një 4 vjeçar e ka shqyer veshin si rezultat i rrëzimit nga trotineti.
Mjeku Agushi ka shkruar se një nga faktorët për këtë është edhe mungesa e infrastrukturës.
(Shkrimi i plotë: Apel për kujdes, sidomos prindërve !!!
Vetëm kujdestarinë e mbrëmshme 4 lëndime serioze të shkaktuara nga Scooteret e vegjël dhe ata elektrik.
19 vjeçar me frakturë të bazës së kafkës dhe lëndime tjera serioze
7 vjeçare duke lozur me trotinet e goditur nga vetura
21 vjeçare me lëndime të shumëfishta të ekstremiteteve
4 vjeçar me lëndim-shqyerje të veshit si pasojë e rrëzimit me trotinet.
Shpejtësia ,pakujdesia ,sidomos mungesa e infrastrukturës tek ne dhe shumë faktorë tjerë po shkaktojnë lëndime serioze që kushtojnë me jetë.)/arbresh.info/

Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...