Mantelbardhët kanë bojkotuar punën për 24 orë, duke kundërshtuar ligjin e punës përderisa kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre.
Në lidhje me këtë, Sabri Cakaj ka deklaruar që janë të vendosur në kërkesat e tyre, përderisa ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar.
“Kisha falënderuar qytetarët të cilët me mosprezencën e tyre sot, kanë shpreh një lloj përkrahje dhe nuk ka pas fluks të madh. Ata që kanë kërkuar shërbime dhe janë cilësuar urgjente janë kryer. Megjithatë ne do të vazhdojmë dhe jemi të vendosur në kërkesat tona. Mund të vijë edhe deri tek një grevë e përgjithshme ku nuk do të trajtohet asnjë rast” ka thënë Cakaj, në një lidhje direkte në Orën e Fundit të Klan Kosovës.
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...