Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është paraparë dhe vjen si përgjigje ndaj historisë me korrupsion të zyrtarëve.
“Shumë zyrtarë janë pasuruar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paligjshme”, ka thënë Kurti.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shpalosur këtë projektligj para kabinetit qeveritar si dhe ka bërë të ditur se listës për deklarim të pasurisë i janë shtuar mjekët e licensuar dhe profesorët e universiteteve. /arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...