Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Arbresh.info ka thënë se njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 24 shkurt 2021, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.
Po ashtu policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.
Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.
Ndërkaq lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë, shkruan arbresh.info.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...