Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në parkun industrial që do të bëhet në Frashër të Mitrovicës.
Kontrata me vlerë prej 976 mijë e 790 euro e 85 centë është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe grupit të operatorëve ekonomikë ETEAM SH.P.K., N.T.P. Begisholli dhe R & Rukolli.
Hapja e tenderëve ishte bërë në korrik të vitit 2024, teksa vlera e parashikuar e kontratës ishte 1.1 milionë euro.
Nënshkrimi i kontratës vjen zvarritjes së procesit pas disa vendimeve të njëpasnjëshme, si nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimit, ashtu edhe nga kërkesat për zgjatjen e validitetit të tenderit dhe sigurimit të ofertës.
Kjo është kontrata e plotë:
Ndertimi-i-Infrastruktures-ne-Parkun-Industrial-ne-Frasher-MitroviceNice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...