Janë bërë 5 muaj që kur janë ndërprerë punimet në rrugën magjistrale Suharekë- Prizren.
Kompania, e cila ishte duke i kryer punimet, kishte dëmtuar gypin, i cili e furnizon qytetin me ujë të pijes, raporton KTV.
Kompania ka fajësuar Komunën dhe Ministrinë për këtë, duke thënë se këto dy institucione nuk e kishin vënë në dijeni të ekzistencës së tij. Për këtë, kompania kishte ndalë punimet, duke refuzuar t’i mbulojë shpenzimet e gypit.
Por, asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë. Në kohën kur projekti është realizuar, edhe komuna e Suharekës dhe Ministria e Infrastrukturës, janë udhëhequr nga LDK-ja.
Tash ky projekt po i kushton Ministrisë rreth 120 mijë euro më shumë.
Për këtë pauzë të punimeve ankohen banorët e fshatit Shirokë dhe qytetarët, të cilët u duhet ta frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.
Afër vendit ku janë zhvilluar punimet është edhe qendra industriale, në të cilën operojnë rreth 60 biznese.
Komuna e Suharekës thotë se vazhdimisht e ka shtruar me zhavorr këtë rrugë, për ta bërë më të qarkullueshme./KTV
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit