Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar projektligjin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për rregullimin e masave mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore.
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë që ky ligj do të zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte bazë dhe ka për qëllim t’i eliminojë efektet e rritjes së paarsyeshme të çmimeve.
Ajo tha se komisioni ndërministror i ka analizuar çmimet dhe është vërtetuar se marzha tregtare tek artikujt bazik nuk është e njëjtë.
“Është vërtetuar se marzha tregtare tek artikujt bazik nuk është e njëjtë”, ka thënë Hajdari.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale me rritjen e paarsyeshme të çmimeve siç tregojnë analizat e grupit punues për çmime të produkteve bazë si dhe kërkesave të shumta të qytetarëve lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve të së gjitha produkteve bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria e Kosovës e ka hartuar një ligj që do të aplikohet në raste të destabilizimit të tregut, në raste të veçanta. Komisioni ndërministror i formuar për këtë çështje ka bërë analizën e çmimeve themelore në treg, në bazë të këtij raporti është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë te të gjithë operatorët ekonomikë si dhe mungon baza ligjore që përcakton marzhën tregtare të çmimeve të artikujve”, tha Hajdari./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...