Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla tha se Kosova sot bëri një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave.
“Jam i kënaqur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderoj të gjithë Ministrat për votën pozitive dhe besoj që ky proces do të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar ai.
Tutje ministri tha se do të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit evropian në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës .
Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024./arbresh.info/
lexo edhe:
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat