Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Akademinë e Drejtësisë në Turqi gjatë vizitës së saj zyrtare në Ankara.
Haxhiu është njoftuar për zhvillimin e trajnimeve dhe programeve edukative në Turqi, të cilat ofrohen nga ky institucion.
Në shtetin turk Haxhiu foli për reformat që po implementohen në Kosovë nga ministria që ajo drejton në raport me Akademinë e Drejtësisë.
Ministrja tha se po synohet krijimi i një sistemi dinamik dhe i strukturuar mirë i trajnimeve që do të ofrojë mundësi për zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike për profesionistët e drejtësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Sipas Haxhiut, intensifikimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shteteve, do të rrisin efikasitetin dhe transparencën në sistemin drejtësisë dhe sipas saj do të forcojnë besimin e qytetarëve në raport me sistemin e drejtësisë në vend.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë